ZYRTARE: Ajax konfirmon se Haller do të jetë jashtë skuadrës për Ligën e Evropës

Ajaxi ka konfirmuar gjatë ditës së sotme se lojtari Sebastien Haller do të jetë përfundimisht jashtë listës së skuadrës për ndeshjet e Ligës së Evropës.

E gjitha kjo erdhi si pasojë e një ngatërrese që kishte bërë klubi holandez dhe tani nuk do ta kenë në dispozicion lojtarin më të shtrenjtë të klubit në Ligën e Evropës për sezonin 2021/21.

“Për shkak të një gabimi administrativ në Ajax, sulmuesi nuk ishte regjistruar në listën e lojtarëve për Ligën e Evropës, e cila duhej të dorëzohej jo më vonë se e marta 2 shkurt”, njoftuan Ajaxi përmes një komunikate për shtyp.
Oussama Idrissi, sulmuesi tjetër që erdhi në Ajax në dritaren e fundit të transferimit, është në listë dhe mund të luajë më 18 shkurt ndaj Lilles.

TË FUNDIT

Rekomandime