Zinedine Zidane po arrin suksese të jashtëzakonshme si trajner te Real Madridi.
Pas një periudhe trivjeçare dominimi në Evropë, Zidane të dielën fitoi me Realin Superkupën e Spanjës në finalen me Atleticon.
Me këtë ai arrin që në nëntë finalet e garave në të cilat ka udhëhequr Realin, të triumfojë në të gjitha dhe të ruajë bilancin e qindpërqindtë.
Më 2016 ai fitoi finalen e Ligës së Kampionëve, Superkupës së UEFA-s e Botërorit për Klube. Më 2017 fitoi në Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s, Superkupën e Spanjës e Botërorin për Klube. Më 2018 fitoi Ligën e Kampionëve dhe tash më 2020 fitoi Superkupën e Spanjës.