Ylli botëror argjentinas refuzon ofertën e PSG-së

PSG duhet të punojë edhe më shumë në muajt e ardhshëm që ta mbajë skuadrën të bashkuar, ashtu siç i pëlqen Mauricio Pochettinos.

Lojtari më i fundit që ka refuzuar rinovimin me “Parisienët” është sulmuesi Angel di Maria, transmeton lajmi.net.

Sipas L’Equipe, argjentinasi nuk është ndarë i kënaqur nga oferta e klubit francez, andaj e ka refuzuar duke alarmuar klubet evropiane, si Tottenham, Juventus dhe Inter që kanë shprehur interesim.

Kontrata e sulmuesit skadon në qershor, por është pjesë e rëndësishme e klubit, ngase shumicën e ndeshjeve është në formacionin bazë, andaj një lojtar të tillë nuk do donte ta humbiste Pochettino.

Në rast që nuk rinovon dhe vendos për një aventurë të re, favorit thuhet se është Spurs shkaku i trajnerit Jose Mourinhos, por që të ndodh ky transferim, Di Maria duhet të pranojë të zbres pagën.

Pritet që propozimet e tyre t’i dërgojnë edhe Juventus dhe Inter, që janë duke vëzhguar nga afër argjentinasin.

TË FUNDIT

Rekomandime