Volkswagen lanson modelin sportiv T-Roc R me çmim prej 43 mijë eurosh

Volkswagen ka lansuar versionin sportiv të modelit T-Roc R, i cili vjen me një çmim fillestar prej 43 mijë euro.

Ky është modeli i dytë që divizioni R i Volkswagenit lanson këtë viti, pas atij Golf R, si dhe është SUV i parë me performanca ‘R’ që nga 2007-ta, e që në atë kohë ishte Touareg R50 V10 me 345 kuajfuqi, transmeton Literal Media.

VW T-Roc R ka motorin 2.0 litërsh turbocharged me katër cilindra me benzinë i cili prodhon 296 kuajfuqi ndërsa ka të gjitha rrotat aktive e marsh me shtatë shpejtësi automatike.

Volkswagen T-Roc R shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.9 sekonda ndërsa atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 250 kilometra në orë.

Të fundit

Të ngjashme