Vjeshta, sezona e përkryer për të qenë kreativ

Përveç uljes së temperaturave dhe vjeshtës, muaji shtator sjell edhe ide të reja të marketingut dhe më shumë shitje.

Vjeshta në marketing nënkupton ngjyra portokalli, të kuqe dhe të verdhë, të pozicionuara krahas imazheve të gjetheve, pijeve të ngrohta dhe ditëve me shi.

Mund të themi se vjeshta është koha ideale për të promovuar biznesin tuaj sepse njerëzit rikthehen nga pushimet e verës, fëmijët janë përsëri në shkollë, studentët në universitet dhe të gjithë janë të gatshëm për një fillim të ri.

Shumë brende të njohura në botë me vite të tëra përfitojnë nga mundësitë e sezonës së re dhe tani me reklamat online targetimi dhe tërheqja e konsumatorëve është bërë akoma më e lehtë.

Tema të shumta mund të përdoren për të krijuar kampanja kreative gjatë muajit shtator, të tilla si:

  • Fundi i verës “Summer Sales”
  • Viti i ri shkollor “Back to School”
  • Fillimi i vjeshtës “New Collection”
  • Kalendari i festave “September Holidays” etj.

Të fundit

Të ngjashme