Vaksinat Pfizer sot në Shqipëri, Rama: Do të vijnë më pak se sa prisnim

Në përfundim të mbledhjet me koordinatorët politik në qarqe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me mbërritjen e vaksinave të Pfizer në Shqipëri.

Rama konfirmoi se sot do të vijnë vaksinat Pfizer në Shqipëri, por shtoi se do të vijnë më pak se sa pritej.

“Jemi në kushtet kur kemi një kontratë direkte dhe nuk jemi në dorë të mekanizmave institucional të BE. Nuk jemi në dorë as të mekanizmit të COVAX, që edhe aty problemi është i jashtëzakonshëm, pjesë e kësaj katrahure. Kanë nisur kërcënimet për hedhje në gjyqe për kompanitë nga BE. Ne kemi vetëm një spostim në kohë, pasi dozat e para të Pfizer duhet të vinin në javën e tretë të janarit dhe sipas konfirmim të fundit, dozat e para mbërrijnë sot në darkë. Do të vazhdojmë me faza. Jemi shumë afër një marrëveshje përfundimtare me Astrazencën, po vazhdojmë kontaktet me disa vende. Janë 3 shtete që vazhdojmë kontaktet dhe jemi në rrugë të mbarë. Për momentin mund ta them pa optimizëm të ekzagjeruar se skenari i parë i vaksinimit brenda 14 muajsh, nuk ka rënë akoma. Pavarësisht se disa vonesa nuk janë të lidhura me ne. Do vazhdojmë me mjekët dhe infermierët, se kanë radhët të parët. Paralelisht do të nisim me të moshuarit. Se kam numrin e saktë se sa do të jenë dozat që do të mbërrijnë sot. Do vazhdojmë të vaksinojmë të tjerë, Muaj shkurt do të jetë një muaj me qartësi të të gjithë procesit. Sot do të vijnë doza më pak se sa ishin angazhuar në herën e parë”, tha ai, raporton Top Channel.

Dy ditë me parë, kryeministri, gjatë një takimi në Korçë, lajmëroi se deri në një njoftim të dytë, dakordësia është që vendi ynë do të marrë sot një pjesë nga 500 mijë dozat e porositura, me shpresën që në një të ardhme të afërt, edhe ngërçi me furnizimin do të zgjidhet, për sa kohë që ky mbetet një shqetësim ndërkombëtar.

TË FUNDIT

Rekomandime