U largua padrejtësisht nga puna, shqiptarja fiton rastin ndaj shtetit të Holandës në Gjykatë të Hagës

Shqiptares Adelina Kasumoviq, e cila kishte punuar rreth 20 vite në Ambasadën e Holandës në Kosovë, i ishte ndërperë marrëdhënia e punës para dy viteve.

Adelinën e kishte larguar nga pozita e saj Ambasadorja e Holandës në Kosovë në mënyrë arbitrare.
Mirëpo ajo nuk kishte qëndruar duarkryq dhe kishte vendosur që të kërkojë drejtësi në instancat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës dhe në gjykatën e Hagës, ku Kasumoviq është shpallur e pafajshme.

Linda Shala, afaristja e suksesshme shqiptare ka thënë për Telegrafin se rasti është fituar plotëfuqishëm në Gjykatë.

“Para dy viteve Ambasadorja e Holandës në Kosovë në mënyre krejt arbitërare ja ndërprenë mardhënien e punës Adelina Kasumoviqit e cila në Ambasadë ka punuar me përkushtim rreth 20 vite. Në fillim zyre e Holandës në Kosovë e mandej Ambasadë e Holandēs në Kosovë. Adelina ka vendosur me i shfrytëzu të gjitha mundësitë ligjore për me e dëshmu padrejtësinë që i është bërë. Afro dy vite betejë ligjore, në fillim me Ministrinë e Punëve të Jashtme si punëdhënësi i saj dhe mandej në Gjykatë të Hagës ku është përfaqësuar nga avokatja kosovare Doarsa Kica. Rasti është fituar plotëfuqishëm në Gjykatë”, ka thënë ajo, për Telegrafin.

Ndryshe, Shala edhe në një postim në llogarinë e saj në Facebook i është gëzuar këtij vendimi të gjykatës, duke shkruar se vajzat nga Kosova po vazhdojnë të na zbardhin fytyrën me punën e tyre.

“Qikat e Kosovës vazhdojnë të na zbardhin fytyrën me një fitore të madhe në Gjykatën e Hagës ✔️Pas thuaja dy viteve “luftë” për DREJTËSI në instancat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, dhe në Gjykatën e Hagës – vjen vendimi i plotëfuqishëm se është bërë PADREJTËSI. Kur bëhen bashkë vedosmëria e çeliktë për drejtësi e Adelina Kasumoviq dhe profesionalizmi i Avokatës Doarsa R. Kica, atëherë suksesi nuk është i rastësishem.
Të gjithë ju që nga konsiderata sygjeronit që nuk ia vlenë me kërku drejtësi se jemi “të vegjël” dhe të “pafuqishëm” në raport, në këtë rast me shtetin e Holandës – ju them se mu ky duhet të jetë motivi që padrejtësitë të kthehen në drejtësi. Ky është fati i të “vegjëlve” të mos dorëzohen karshi tyre.

“Padrejtësia DIKU është kërcënim për drejtësinë KUDO”, Martin Luther King”, ka shkruar ajo.

Të fundit

Të ngjashme