Tahiri konfirmon prishjen e koalicionit me VV-në

Është prishur sot koalicioni tre vjeçar mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Vushtrrisë.

Kështu tha në një konferencë për media kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Sipas Tahirit ky vendim vjen pasi të enjten në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë LVV nuk e ka votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë.

“Kam liruar nga detyra bartësit e detyrës në komunë që vijnë nga LVV. Me këtë akt përfundon koalicioni tre vjeçar në Komunën e Vushtrrisë mes LDK-së dhe LVV-së. Arsyeja e këtij vendimi është ngase LVV dje në mbledhje e Kuvendit të Komunës nuk e ka votuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë”, ka thënë Tahiri.

TË FUNDIT

Rekomandime