Spitalet e Kosovës pajisen me 60 shtretër modern

Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës i janë shtuar edhe 60 shtretër modern, të cilët janë financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

Siç thuhet në njoftim, shtretërit do të shpërndahen në disa klinika të QKUK-së dhe disa spitale të Kosovës.

“20 shtretër modernë për përkujdesje intensive, me katër thyerje, që dirigjohen nga dy telekomandues, të cilët e bëjnë më të lehtë dhe më të përshtatshëm qëndrimin e gjatë të pacientit, janë vendosur në Mjekësinë Sportive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aty ku aktualisht po trajtohen pacientët e prekur me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, 20 shtretër të tjerë do të shkojnë në Spitalin e Ferizajt, 10 në Spitalin e Ferizajt dhe 10 në Spitalin e Gjilanit.

“Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kanë qëndruar në Objektin e Mjekësisë Sportive për të parë nga afër ardhjen e shtretërve të rinj, ndërsa vlerësuan se investimet e bëra do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Shtretërit e rinj janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore- përmes UNOPS-it”, thuhet në komunikatë.

TË FUNDIT

Rekomandime