Shijoje momentin, që të mos kërkosh ta kthesh kohën mbrapa!

Njeriu është rezultat i shprehive, ndjenjat ndryshojnë ndërsa e mira dhe e keqja janë vetëm koncepte sepse askush nuk i sheh dhe nuk i jeton njësoj situatat për ate arsye jo gjithmonë gabimet e dikujt tjetër janë gabim edhe për ty.

Ne nuk mund të jemi gjithmonë të lumtur, emocionet ndryshojnë… ti sfidohesh bie e zgjohesh shumë herë se jeta nuk është fushë me lule e të gjithë ato trëndafila që ti servon duhet të dishë ti mbash me duar sepse i kanë edhe gjëmbat poshtë e ndonjëherë nuk ja vlenë të durosh dhimbje vetëm për të shijuar bukurinë e aromen e atij trëndafili i cili do të vyshket pamvarësisht se sa mirë e trajton.

Gënjejnë të gjithë ata që thonë se janë të lumtur gjatë gjithë kohës dhe janë të kënaqur me gjithcka që kanë se perfeksioni me as në libra e tekste këngesh nuk gjendët… për tu përputhur me realitetin e për ti prekur në shpirt njerëzit edhe ato i thurin vargje tragjedive bile në të gjitha kohërat kanë qenë kryevepra vargjet e thurura për vuajtjet.

Thjeshtë e gjitha cka ne mund të bëjmë është të pajtohemi me realitetin e të punojmë e shpresojmë për më të miren… të duam vetën se vetëm në këtë mënyrë do të na duan edhe të tjerët, askush nuk fiton emocione të mira duke mbajtur afër njerëz të mërzitur. Duhet të pajtohemi që e vetmja gjë që mund ta kontrollosh është vetja jote dhe sjellja jote asgjë më shumë… e nganjëherë kur as ndjenjat e tua nuk mund ti kontrollosh mos prit të parashikosh sjelljët e tjetrit. Vlerën e të gjithave e kupton pasi që nuk i ke me, pasi që të kthehën në kujtim. Kur je i mbyllur e sheh sa vlenë liria, kur je i semurë e sheh sa vlenë shëndeti, kur e hup një person të dashur e sheh sa shumë të paska plotësuar por mundohu të mos e humbësh vetën se për të tjera gjithmonë ka shpresë që të rikthehen një ditë sic kanë qenë më parë.

Vetëm kur je në avion duke fluturuar në qiell e kupton cfarë do të thotë të mos mund të kontrollosh e menaxhosh rrugëtimin tënd, vetëm atëherë kur këmbet stë prekin në tokë e timonin e jetës tënde e mbanë dikush tjetër.

Kështu që mblidhi forcat e shijoje momentin që në një të ardhme të afert mos të kërkosh që ta kthesh kohën mbrapa për ta jetuar më mire këtë moment.
/Shkruar nga MSc.Beneta Sinidolli sociologe/

Të fundit

Të ngjashme