SHBA-ja ndihmon Kosovën me 1.1 milion euro në luftën ndaj koronavirusit

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media bën të ditur se SHBA-ja ka ndihmuar me 1.1 milion euro Kosovën në luftën ndaj koronavirusit.

“Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se ShBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19”, thuhet në komunikatë, transmeton KOHA.

Më herët gjatë ditës, qeveria amerikane njofton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë ndarë 274 milionë dollarë për 64 shtete të botës që janë më të prekura nga koronavirusi COVID-19.
Dje Bashkimi Evropian ia ka ndarë Kosovës 68 milionë euro për pandeminë Covid-19.

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatë.

Të fundit

Të ngjashme