Rasti “Monstra”, Policia u bllokon rrugën protestuesve shqiptarë tek Mavrovasja (Video)

Nën moton “Drejtësi dhe Liri”, filloi protesta kundër vendimit të Gjylatës Penale për rastin “Monstra”.

Protestusit u grumbulluan në Çair dhe vazhduan rrugën drejtë Gjykatës dhe më pas edhe para Qeverisë.

Protestuesit po brohorasin “Pa drejtësi s’ka liri”., “Bashkohuni me ne”, “Poshtë tradhtarët-liri popullit”.

Por, marshi i protestuesve është ndaluar tek Mavrovasja pasi ka hasur në një kordon të policisë.

Për momentin organizatorët po bëjnë thirrje për hapjen e rrugës. Ndërkohë që protestuesve iu bëjnë thirrje për qetësi dhe maturi që të mos bien pre e provokimeve.

Organizatori i protestës Bedri Ajdari iu drejtua policëve për hapje të rrugës duke iu ofruar edhe dokumentin me të cilin kanë paralajmëruar protestën e sotme, në ndërkohë iu bëri thirrje edhe protestuesve për qetësi dhe durim që të mos eskaloj situata.

Ajdari tha se qëllimi i protestuesve është që të arrijnë para qeverisë, të mbajnë fjalimin e paraparë dhe të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe demokratike.

Përmes incidenteve dëshirojnë të fshehin dështimet e tyre, andaj ju lus për maturi. Ju mund ta na i bllokoni rrugën këtu, por jo edhe ato të Evropës dhe botës. Asnjë proces nuk e keni fituar në Strasburg, gjithmonë keni qenë humbës”, tha Ajdari.

TË FUNDIT

Rekomandime