Piktura e Botticellit shitet për 80 milionë dollarë

Një pikturë e artistit të madh të periudhës së hershme të Rilindjes italiane, Sandro Botticelli, u shit për 80 milionë dollarë në një ankand në internet, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby’s në një postim.

Çmimi, i cili arriti në 92,2 milionë dollarë (80 mln €) bashkë me taksat, shënon rekord për shitjen në ankand të një vepre nga Botticelli, që lindi më 1445 e vdiq më 1510.

Sotheby’s nuk e ka zbuluar blerësin.

Shtëpia e ankandeve theksoi ”se portreti, i cili përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes në duart e individëve”.

“Një nga portretet më domethënëse të çdo periudhe që është shfaqur ndonjëherë në ankand dhe një vepër që përcakton Rilindjen fiorentine arrin në 92,2 milionë dollarë”, shkroi në Twitter Sotheby’s.

TË FUNDIT

Rekomandime