Negociatat e Maqedonisë Veriore me BE-në në mars, ose probleme me zgjedhjet parlamentare

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani në një intervistë për Agjencinë Evropa, ka thënë se është me rëndësi vendimi i fillimin e negociatave me BE-në të sillet në mars, si mirënjohje për përpjekjet e Qeverisë, transmeton Koha.net.

Në të kundërtën sipas tij, mos-hapja e negociatave mund të shkaktojë probleme në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 12 prill.

“U kemi thënë bashkëqytetarëve tanë, në çështjen për referendumi se kemi marrëveshje me BE-në: nëse e realizojmë premtimin tonë, BE-ja do ta realizojë të vetin. Nëse BE-ja nuk e bën këtë gjatë mandatit të vet, ky do të jetë intervenimi më i madh në zgjedhjet dhe do të ketë pasoja të mëdha”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, marsi është vendimtar për Maqedoninë Veriore.

“Nëse është në mars kjo do të jetë pjesë e tregimit i cili jep mesazh pozitiv deri tek rajoni se nëse sillen në mënyrë evropiane do të shpërbleheni. Nëse do të jetë në qershor, kjo do të jetë vetëm një proces burokratik i vlerësimit të realizimit të kushteve”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Osmani.

Të fundit

Të ngjashme