Në ditën e zgjedhjeve mot i acartë në Kosovë, ndjesia e të ftohtit -20

Nga dita e sotme temperaturat pritet të ulen në Kosovë, derisa kulmi i të ftohtit pritet të jetë të dielën, kur Kosova pritet të votojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Qeverinë e re.

Prishtina Weather njofton se nga dita e sotme acari polar marshon mbi vendin tonë, kurse nga e premtja priten ditë të akullta, shkruan Reporteri.net.
“Nga e premta priten ditë të akullta, që do të thotë se temperaturat maksimale gjatë ditës nuk do të kalojnë në vlera pozitive. Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell. Në fundjavë shumë ftohtë, dhe me erë të ftohtë veriore, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe të dobëta bore. Acari polar pritet të vazhdoj edhe në ditët e para të javës së ardhshme, herë herë me mundësi për reshje të dobëta bore”, thekson njoftimi.
Për të dielën parashihet mot i acartë me teperatura maksimale që do të ulen deri në -11. Por sipas, Prishtina Weather, ndjesia e të ftohtit do të jetë -20.

“Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet në fundjavë zbresin deri në -11C, e maksimalet nga 7C ditën e enjte, zbresin deri në -5C në fundjavë.

Për shkak të erërave veriore që pritet të fryjnë, windchill faktori, apo ndjeshmëria e temperaturës zbret edhe deri në -20C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriu-verilindja 3-13m/s, e ditën e
enjte me hove deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies ditën e enjte, nga e premta shënon rritje të shpejtë mbi vlera normale”, thekson njoftimi. /Reporteri.net

TË FUNDIT

Rekomandime