Ndikimi i marketingut në krijimin e stereotipeve gjinore

NDIKIMI I MARKETINGUT NË KRIJIMIN E STEREOTIPEVE GJINORE

Marketingu në të gjitha format e tij prej promocionit e deri tek video rekalmat krijohet në
përputhje me stilin e jetesës së një shoqerie dhe mundësia për ta servirë një porosi te masa në formë sa më atraktive është shumë e madhe madje edhe të krijoj stereotipe të reja të cilat mund të edukojnë e të zhvillojnë shoqërinë.                                              Hulumtimi që unë kam realizuar ofron një analizë të hulumtimit mbi rolet gjinore në format e marketingut si në: reklamat televizive, audio reklama, artikuj të sponzorizuar, spote
sensibilizuese etj.

Marketingu është një fushë e gjerë e ekonomisë e cila përmbanë brenda vetës shume sociologji dhe psikologji ngasë është formë e komunikimit dhe ndikimit të ekonomisë me shoqërinë. Duke pasur parasyshë që është një ndër degët më të rëndësishmë të ekonomisë dhe një nga faktorët më të rëndësishëm të shitjes i dedikohet një vend i veçantë në përditshmëri dhe në teknologjinë e informacionit. Të gjitha kanalet me të cilat komunikon me një publik të gjerë japin një porosi dhe kanë një qëllim të përbashkët. Shpeshë herë duke u munduar që mesazhi që përcjellin format e marketingut në shoqëri të jetë sa më bindës dhe të ketë sa më shumë ndikim përdorim shprehje të ndryshme e ndonjëherë edhe sjellje devijante apo stereotipe gjinore, në shumë reklama vendore dhe ndërkombëtare stereotipe gjinore janë të theksuara në masë të konsiderueshmë.
Njeriu njohuritë për botën i merr përmes informacionit.

Maketingu është promovimi i produktit, ngjarjes, aktivitetit apo femomenit përmes mediumeve apo formave të tjera reklamuese, e nganjëherë edhe format edukative si spote sensibilizuese të shoqerisë janë marketing. Pra marketingu ka për qëllim të përcjellë një mesazh tek shoqëria, por të kontrollohet se çfarë ndikimi ka te masa ai mesazh, e çfarë efekte anësore po përcjellë është pak më e vështirë.
Analiza dhe vlersimi i ndikimit të marketingut në forcimin e stereotipeve gjinore dhe krijimin e stereotipeve të reja si dhe hulumtimi i metodave të përgaditjes së reklamave dhe kampanjave të promovimeve të ndryshme dhe menyra e perzgjedhjes së masazhit që e përcjellim tek opinion na sjellin në përfundim se cdo kampanjë e marketingut ka pak baze në stereotipe. E patjeter duhet të citoj një udhëheqës biznesi të cilin e kam intervistuar që për dallim moshës së tij të re dhe frymës Amerikane të edukimit, i përshtatet klimës Kosovare të të menaxhuarit një biznes të madh:

Meqenëse marketingu është kanal i drejtpërdrejtë komunikimi me të gjithë klientët ekzistues dhe potencial, ne shpeshherë fokusohemi që të përdorim shprehje që përshtaten me kulturën e segmentit të cilin e targetojmë. Jo rrallë herë, kjo do të thotë që përdorim edhe zhargone të ndryshme të bazuara në stereotipe, por gjithmonë me kujdesin që mos të tingellojnë ofenduese për asnje grup te popullatës. Prandaj, mendoj që kemi një përzierje të marketingut profesional me një dozë të influences varësisht se çka pritet më mirë nga publiku, edhe nese është kundrejt teorive të marketingut.
Gjithashtu, duke marrë shkas nga stereotipet e zakonshme negative në shoqërinë tonë, si ato mebaza gjinore dhe etnike, ne mundohemi që qëllimishtë të portretizojmë të kundërtën duke synuar gjithëpërfshirjen e të gjitha grupeve të popullatës në komunikimet tona.

Të fundit

Të ngjashme