Më 2 qershor fillon zhvillimi i ndeshjeve në Serie A – sezoni mbyllet në mes të muajit korrik

Pas njoftimit nga qeveria e Italisë se stërvitjet në Serie A në baza individuale të fillojnë më 4 maj dhe ato grupore më 18 maj, ndeshjet e para do të luhen më 2 qershor dhe sezoni të mbyllët nga mesi i muajit korrik.

Kryeministri italian Giuseppe Conte mbajti një konferencë për media duke thënë se do të fillojnë me fazën e dytë dhe të jetojnë me coronavirusin.

Masat do lehtësohen, mirëpo distanca sociale do të jetë e pranishme dhe lëvizja do të jetë me maska.

Distanca do të jetë një metër nga personi në personin tjetër, derisa nuk do të lejohen grupimet në parqe dhe në sheshe.

Në aspektin sportiv, lojtarët do të stërviten fillimisht individualisht, më pas do të jetë ai ekipor nga 18 maji.

Në fillim të muajit maj do të bëhen analizat e gjakut te të gjithë lojtarët dhe më pas do të fillojnë stërvitjet.

Të fundit

Të ngjashme