Man City gati për të rivalizuar Unitedin për Tonalin

Manhester City thuhet se është gati t’i bashkohet garës për transferimin e talentit italian të Brescias, Sandro Tonali.

Tonali është një emër shumë i kërkuar nga vera e këndej pas paraqitjeve brilante me Brescias në Serie B, dhe tani edhe në Serie A.

Shumë klube të mëdha evropiane kanë kthyer shikimin kah ai dhe duan të përforcojnë radhët e veta me transferimin e tij.

Anglezët e Manchester Unitedit thuhet se kanë dërguar edhe skautë për ta parë nga afër lojtarin pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit.

Sipas mediumit italian Calciomercato, City është gati të të rivalizojë rivalët e Unitedit në garën për të nënshkruar me Tonalin nga Brescia.

Pep Guardiola dëshiron ta marr 19-vjeçarin në Etihad vitin e ardhshëm, por përve Unitedit edhe Juventusi dhe Interi janë gjithashtu të interesuar për shërbimet e tij.

Tonali deri më tani është paraqitur në pesë ndeshjet e para të Serie A për Brescia në fillim të sezonit 2019-20.

Të fundit

Të ngjashme