Loredana: Tani jam beqare…

Është përfolur për një ndarjë mes Loredanës dhe Mozzik, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth kësaj, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, Loredana përmes një postimi në Instagram e konfirmoi ndarjen nga Mozzik.

Ajo ka thënë se tani janë të ndarë.
Arsyeja që ka dhënë Loredana është se vetëm dëshirojnë të dy të bëjnë një pushim, si në biznes ashtu edhe në jetën private.

“Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen përsëri për të gjetur njëri-tjetrin”, ka shkruar Loredana.
Ajo tha se do të punojë më shumë, dhe do ta bëjë maksimumin në turne.

“Tani e tutje, jam një nënë beqare, e cila vetëm më bën më të fortë”, shkroi ajo

Të fundit

Të ngjashme