Kryediplomati holandez kërkon kujdes në lidhje me idenë e ndarjes në vija etnike

Shefi i diplomacisë holandeze, Stef Blok e konsideron me rëndësi vendimtare që dialogu midis Beogradit e Prishtinës të vazhdojë sa më parë, por tërheq vërejtjen sa i përket idesë së ndarjes në vija etnike.

Ai thotë se duhet të mbahet kujdes i madh në lidhje me idenë e ndarjes së njerëzve në baza etnike, aq më parë kur kihen parasysh konfliktet që kanë ndodhur në të kaluarën jo të largët në rajon, transmeton Koha.net deklaratat e tij për gazetën “Danas” të Beogradit.

i ka thënë kësaj gazete se Holanad konsideron se çfarëdo zgjidhje në lidhje me territorin duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëatre, që vetëkupton se duhet të merren parash qëndrimet e qytetarëve ndaj të cilëve kanë të bëjnë marrëveshjet.

Siç është shprehur ai, zgjidhja midis Beogradit e Prishtinës është në interes të të dy shteteve dhe ka shtuar se mbështet dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, “i cili duhet të çojë deri te ai qëllim dhe që tashmë ka çuar në marrëveshje të rëndësishme”.

Ai ka rikujtuar angazhimin në rritje të SHBA Në Ballkanin Perëndimor dhe ka shtuar se pret që ai të përplotësohet me përpjekjet e BE-së. Blok është i bindur se dialogu midis Beogradit e Prishtinës do të jetë prioritet e përfaqësuesit të lartë të BE-së. “Kuptohet, është punë e Beogradit e Prishtinës të arrijnë marrëveshje të pranueshme për të dy palët”, ka thënë Blok.

Siç ka thënë ai, BE përbën perspektivën e padiskutueshme për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se Holanda i mbështet fuqishëm në këtë rrugë, transmeton Koha.net.

Të fundit

Të ngjashme