Kombëtarja e Kosovës sapo mori një lajm shumë të mirë

Te Kombëtarja e Kosovës në vitet e fundit ka pasur prurje interesante të lojtarëve.

Në mesin e tyre, ishte edhe Labinot Kabashi, talenti i rritur në akademinë e Barcelonës.

Lojtari ka debutuar te Kosova nën drejtimin e Albert Bunjakit, por ka qenë i pafat në dy vitet e fundit, duke vuajtur nga shumë lëndime.

Ditët e mira janë para Kabashit, që në nëntor do të rikthehet në fushë, njëherë te Barcelona B, për të punuar shumë e për të pritur rastin për Barcelonën A.

Djaloshi nga Skënderaj do të rikthehet në fushë më 11 nëntor. Ai ka nënshkruar së fundi me Barcelonën, dhe klauzola e tij kap çmimin 40 milionë euro.

19 vjeçari te Kombëtarja e Kosovës mund të grumbullohet tek në vitin 2020.

Të fundit

Të ngjashme