Kandidatja për deputete nga lista e koalicionit AAK-PSD, Florina Krasniqi ka marrë pjesë sot në festivalin “Agrofesta” që po vazhdon të mbahet në Krushë të Madhe.
Krusha është edhe vendlindja e Krasniqit, për të cilën ajo ka shkruar në mënyrë speciale.
“Krusha ime, Krusha jonë ka treguar gjithmonë se kur është fjala për të dëshmuar e promovuar vlerat tona, bëhemi bashkë dhe nxjerrim në pah virtytet me të cilat jemi rritur e edukuar ndër breza”, ka shkruar Krasniqi.
Kandidatja Krasniqi, më pas, ka komentuar edhe Agrofestën.
“AgroFesta, festivali i perimekulturës ka bërë bashkë banorët e Kosovës të cilët po vizitojnë Krushën e Madhe dhe po shohin nga afër punën e palodhshme që bëjnë banorët tanë me specin, produktet e specit dhe perimet tjera”, ka thënë tutje ajo.
Ajo ka falënderuar organizatorët për këtë festival që e ka vlerësuar si madhështor.
“Isha jashtëzakonisht e lumtur me gjithçka pashë sot dhe numrin shumë të madh të vizitorëve! 100% barazi #89”, ka theksuar ajo në fund.