Hygerta Sako rrëfen detaje nga jeta private, zbulon statusin e saj aktual

Moderatorja e njohur, Hygerta Sako, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin e pasdites të Rudina Magjistarit. Ajo ka folur për jetën e saj profesionale, duke mos anashkaluar edhe atë private.

Hygerta ka zbuluar se momentalisht nuk është në një lidhje.

“Jam e rrethuar nga shumë dashuri, por jam single. Më mirë vetëm sesa e keq shoqëruar. Të paktën derisa të vijë i duhuri”, është shprehur ajo.

E pyetur nëse ja ka thyer ndonjëherë zemrën dikujt, Hygerta ka treguar se në fakt ka ndodhur e kundërta. “Zemrën veç ma kanë thyer, nuk kam thyer”, shtoi ajo.

Më pas, moderatorja ka rrëfyer një moment të veçantë, gjatë kohës së adoleshencës.

Ajo ka zbuluar se puthjen e saj të parë e ka dhënë në moshën 18-vjeçare. Kujtojmë se Hygerta u bë e njohur si Miss Shqipëria shumë vite më parë, ndërkohë që tani është  angazhuar në television si moderatore e Rubrikës Sportive.

Të fundit

Të ngjashme