Heldt thotë se nuk përkrahin asnjë parti apo kandidat në zgjedhje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka përkrahur deklaratën e Ambasadorit Amerikan, Philip Kosnett, se nuk e mbështesin asnjë nga kandidatët apo partitë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Heldt me këtë rast ka rikujtuar vendi i tij i qëndron besnik procesit se si funksionon demokracia.

“Disave u duket e vështirë të besojnë se ne u mbesim prapa pozicioneve dhe kuptimit se si funksionon demokracia. Faleminderit Ambasadë e SHBA-së që e ktheve në kujtesë atë që e thamë bashkërisht një muaj më parë. Ia vlen të lexohet”, ka shkruar ai në Twitter.

Të fundit

Të ngjashme