Haradinaj në Lipjan: Do ndërtojmë një Kosovë të fortë që garanton jetë të mirë për të gjithë qytetarët e vendit

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar në Lipjan.

Sot në ditën e fundit të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar në Lipjan.

Ai në tubimin e AAK-së u zotua se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, të sigurtë me një ekonomi të qëndrueshme që garanton jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Në Lipjan u zotova se do të angazhohem fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, e të sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

TË FUNDIT

Rekomandime