Hamza: Do të zvogëlojmë tatimin në fitim për korporatat nga 10% në 5%

Bedri Hamza i PDK-së ka premtuar ulje të tatimit për korporatat si një nga masat për rimëkëmbje të ekonomisë pas krizës me pandeminë.

Duke folur në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë se numri i inspektorëve do të rritet për zbatim të ligjeve të punës. Po ashtu ai bën të ditur se primar do të jetë sektori privat.

“Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH) nuk do të paguhet nga ana e biznesit në kufi , siç ka ndodhur deri tash, por mbledhja përkatësisht pagesa e TVSH-së do të bëhet në brendi të vendit. Ky do të ketë likuiditet plotësues shtesë shumë më i madh për bizneset sesa që kishte deri tash. Tatimin në të Ardhura të Korporatave do të ulet për disa vite të caktuara nga 10 %, sa ishte deri më tani, në 8%, 7%, 5% dhe 0% varësisht nga investimet dhe numri i të punësuarve”, ka thënë ai duke prezentuar programin e PDK’së para zgjedhje të 14 shkurtit.

“Do të ketë likuiditet shtesë për sipërmarrjen, do të themelohet fondi për të ndihmuar ndërrmarjet tona në shumë mbi 500 milion euro ( pesëqind milion euro), në formë të mbeshtetjes financiare për biznese, të cilat kanë vështirësi për të funksionuar si duhet për vitin e parë por do të ketë përkrahje edhe për vitet tjera të qeverisjes tonë. Këto mjete (para pa kthim) do t’u jepen bizneseve sipas kritereve dhe kushteve të caktuara në Ligjin e buxhetit të shtetit.”, shtoi ai.

TË FUNDIT

Rekomandime