Guxo të ëndërrosh nga Beneta Sinidolli

 

Guxo të ëndërrosh!

Asgjë në jetë nuk është lehtë, nuk është e thjeshtë dhe gjatë shumë proceseve jetësore ne nuk mund të mendojmë pozitivishtë edhe pse e dimë se të mendosh pozitivishtë të sjellë gjëra pozitive në jetë!

Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të aplikojmë artin e të sfiduarit vëshirësitë, të guxojmë të ëndërrojmë e të dashurojmë qëllimet tona sepse është e vetmja mënyrë për t’i jetuar ato. Por kërkohet ambicie për t’i ndejkur ato sepse është punë shijesh: a dëshiron të jeshë ëndrrimtar ambicioz apo ambicioz në ëndrrat tua. Jeta kërkon guximtar për t’i shpërblyer, kërkon njerëz që dashurojnë me shpirtë e nuk i ndalë asnjë sfidë e vështirësi.

Të dashurosh diçka shumë do të thotë të mos heçësh dorë deri sa të arrishë atë sepse mundësitë do të vinë pastaj zingjirë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Gjatë gjithë jetës kemi takuar e do të takojmë persona që kanë mbërri qëllimet e tyre e kanë realizuar ëndrra shumë të mëdha, por të jeni të bindur se të gjitha arritjet në jetë përmbajë në vete përpjekje të pafundme, dëshira të zjarrta dhe zemërtrima që nuk u dorzuan asnjëherë.

Për të qenë të suksesshëm në realizimin e ëndrrave tuaja kujtojani vetës që:

* Asnjë sukses në jetë nuk të vjen falas

* Dashuria dhe entusiazmi janë shtyllat e suksesit

* Rezultat i mossuksesit është dorzimi

* Nuk mund të mbërrish shumë gjëra në të njejtën kohë, diçka duhet të sakrifikosh për të arritur diçka tjetër!

* Nuk kërkohet intelegjencë por maturi dhe menaxhim i objetivave që cakton

* Nëse nuk ke vizion nuk mund të mbërrish qëllimet e tua.

* Duaje veten sepse me të njejtën dashuri do arrish ti realizosh ëndrrat./Aktualiteti.com

Të fundit

Të ngjashme