Gjykata e tenderëve: Prokuroria e Shtetit shkelë ligjin e prokurimit

Ditë më parë, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) në vendimin nr. 352/19, ka konstatuar se Prokuroria e Shtetit, ka shkelur ligjin e prokurimit publik me rastin e zhvillimit të aktivitetit të prokurimit me titull “Sigurimi fizik i objektiti të sisitemit prokurorial të Kosovës”, me nr. 2015-19-2621-2-1-1. Prandaj, OSHP ka vendosur të anuloj vendimin e Prokurorisë së Shtetit për dhënie të kontratës lidhur këtë aktivitet prokurimi dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

Po ashtu, OSHP ka obliguar Prokurorin e Shtetit, si autoritet kontraktues që në afat prej 10 ditësh të njoftoj panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërrmarra në lidhje me këtë aktivitet të prokurimit.

Ky vendim i OSHP-së ka ardhur pasi kompania ‘Rojet e nderit, SHPK” ka paraqitur ankesë në OSHP kundër vendimit të Prokurorisë së Shtetit. Sipas palës ankuese, Prokuroria e Shtetit ka shkelur 4 nene të Ligjit për Prokurim Publik. Neni 7- Barazia në trajtim, nenin 59 – Ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, nenin 60 – Kriteri për Dhënien e Kontratës, nenin 72 – Dokumentacioni dhe informacioni shtesë.

Të fundit

Të ngjashme