Gattuso merr ofertë nga ekipi i Serie A

Torino po mendon të zëvendësojë trajnerin Ëalter Mazzarri me ish-trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso.

Tuttosport raporton se Mazzarri është duke treguar përformanë të dobët këtë sezonë me Torinon.

Pas humbjes nga Udinese këtë vikend. Torino gjendet në vendin e 10-të në tabelën e Serie A, rënditje që ka acaruar drejtuesit e klubit.

Gattuso, i cili u largua nga Milan me pëlqimin e ndërsjellë në fund të sezonit të kaluar, ka qenë shënjestra e një numri klubesh në të gjithë Italinë, si Sampdoria dhe Genova.

Sidoqoftë, ai nuk ka dhënë asnjë indikacion se do të nxitojë në një punë të re, në vend që të marrë kohë për të zgjedhur klubin perfekt.

Mbetet të shihet nëse gattuso do të pranojë të marrë drejtimin e Torinos.

Të fundit

Të ngjashme