Florin Krasniqi: Haradinaj duhet të jetë kryeministër, është i vetmi që i del përballë Serbisë

Ish deputeti i VV-së dhe kontribues i madh në luftën e Kosovës, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Florin Krasniqi ka thënë sonte se vetëm Ramush Haradinaj është njeriu kryesor që për momentin duhet të jetë kryeministër i Kosovës.

“As nuk e kam jaran, as nuk njihemi e as nuk rrimë bashkë. Por mos me e pas Ramushin në këto zgjedhje, na u kish dashtë një Ramush. Është i vetmi njeri që mundet me i dalë përballë Serbisë. Kemi me bo negociata shumë të vështira. Serbia ka me na qit në letër apo e don ndarjen apo Republikën Serbe”, ka thënë Krasniqi në pressing, transmeton Ballkani.

Sipas tij, kur kundër-kandidatët e tij hyjnë në Departament të Shtetit, përfshirë edhe Vjosa Osmanin, as rojes nuk munden me i thanë jo nëse kërkojnë ndonjë lëshim për Kosovën.

“Ramushi është i vetmi, ki me e pa që mas gjashtë muajsh nëse Ramushi nuk zgjedhet kryeministër, ka më ra qeveria, ka me u bo Republika Serbe, ka me u nda Kosova dhe ka me u bo shumë ma keq. Është momenti historik për Kosovën që vetëm me zgjedhjen e Ramushit kryeministër jemi në pozitë më të mirë. Vetë fakti se kush është Ramushi në qet shumë në pozitë më të mirë si negociator me Serbinë”, ka thënë ai.

Të fundit

Të ngjashme