Era Istrefi bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan

Era Istrefi pas duetit të suksesshëm me këngëtarin rus tani është duke punuar në një projekt tjetër muzikor që premton shumë, shkruan lajmi.net.

Përmes një video të publikuar në Instagram këngëtarja nga Kosova ka lajmëruar se të premten do të publikohet kënga e saj e re që do të jetë një bashkëpunim me Yellow Claw dhe reperin e famshëm Offset, i cili është edhe bashkëshorti i Cardi B.

Ajo ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Yellow Claw dhe Offset mban titullin ‘Lets get married’.

Të fundit

Të ngjashme