Dy të akuzuar për grabitjen në tentativë që iu bë dy yjeve të Arsenalit, Kolasinac dhe Ozil

Dy burra janë akuzuar për grabitjeje të mbetur në tentativë ndaj dy yjeve të Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Mesut Ozil.

Të dy lojtarët u përballën me dy huliganë që mbanin thika, në Londër më 25 korrik, shkruan Goal, transmeton Aktualiteti.

Kolasinac u pa në kamera duke u larguar nga grabitësit e armatosur së bashku me Ozilin, duke u larguar nga vendi i ngjarjes drejt një restoranti për të kërkuar ndihmë.

Gati dy muaj pas incidentit, Ashley Smith, 30 vjeç dhe Jordan Northover, 26 vjeç, tani janë të akuzuar për këtë ngjarje.

Në një deklaratë të lëshuar nga policia, tregohet se të dy përballen me akuza për tentim grabitje dhe kërcënim të një personi me armë fyese në një vend publik, ndërsa Smith gjithashtu është akuzuar për mbajtjen e kanabisit.

Smith, i cili është arrestuar në paraburgim, është caktuar të paraqitet në Gjykatën e Kurorës Snaresbrook më 3 tetor, ndërsa Northover do të shfaqet përmes lidhjes me video direkte në Gjykatën e Magjistraturës Highbury Corner më 25 shtator.

Pas incidentit, të dy Kolasinac dhe Ozil humbën hapjen e sezonit në Ligën Premier, në ndeshjen e zhvilluar mes Gunners dhe Newcastle.

“Jam i lumtur që u ktheva”, tha Kolasinac javën e kaluar.

“Sigurisht, mendërisht ishte e vështirë. Ne gjithashtu na ka munguar trajnimi për dy ditë. Jam i lumtur që jam rikthyer me ekip dhe [i gatshëm për të] performuar me ta në fushë. Unë nuk dua të flas për atë që ndodhi në detaje. Ndodhi dhe tani është diçka që i përket të së kaluarës. E njëjta gjë me Mesut. Ne jemi përsëri bashkë dhe jemi përqendruar në punën tonë dhe ekipin”, ka thënë ai.

Arsenali aktualisht është i katërti në Ligën Premier që ka humbur vetëm një herë këtë sezon dhe përballë Manchester United në Old Trafford të hënën.

Të fundit

Të ngjashme