Djali i Gold AG bëhet me nënshtetësi shqiptare

Gold AG ka treguar se djali i tij ka marrë nënshtetësi shqiptare.
Reperi Gold AG bashkë me gruan Ermira Shkodra dhe djalin, Guerilin, së fundi ka nisur pushimet, shkruan lajmi.net.

Çifti udhëtuan drejt Shqipërisë, ku po i kalojnë disa ditë të mira pushimi, ndërsa nga atje kanë sjellë fotografi të shumta.

Mëngjesin e sotëm, reperi ka publikuar një fotografi, me të cilën bëri të ditur se djali i tij, Guerili, është bërë me nënshtetësi shqiptare.

“Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se “Malli i vendlindjes” titullohet projekti i fundit muzikor nga Goldi, njëherësh i pari për këtë vit.

TË FUNDIT

Rekomandime