Digjet një shtëpi në Prishtinë, vdes një person

Në rrugën “Musine Kokalari” në Prishtinë, një person ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka përshirë një shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur ( shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre.”

TË FUNDIT

Rekomandime