Gara për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit mobilizoi strukturat e të gjitha partive politike.
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha mbajti një fjalim në tubimin e organizuar në Istog, shkruan Aktualiteti.
Ai në këtë fjalim lavdërojë punën e Qeverisë Haradinaj duke përmendur kështu formimin e ushtrisë, rritjen e pagave, rritjen e pensioneve e shumë të tjera.
Berisha ndër të tjera premtojë se me qeverisjen e tyre do të realizohet autostrada prej Istogut deri në Prizren, autostrada e Dukagjinit.
Padyshim, kandidati për deputet nuk e humbi rastin për të kërkuar votën e qytetarëve të Istogut, duke qenë kështu i bindur në fitore.
“Urime Istog, e dalshim faqebardhë”- tha Berisha para të pranishmëve./Aktualiteti/