Bale për 1 minutë të luajtur me Tottenhamin është paguar me më shumë se 17 mijë euro

Gareth Bale ka bërë pak paraqitje si i huazuar te Tottenhami deri më tani, transmeton Sinjali Sport.

Mirëpo, edhe pse ka bërë paraqitje të pakta futbollisti ka marrë pagë marramendëse.

Bale është paguar nga Tottenhami me më shumë se 250 mijë euro në javë, e nëse llogaritet me numrin e golave, i bie që Bale është paguar me më shumë se 3 milionë euro për një gol që ka shënuar.

Kurse, nëse llogaritet me minutat e luajtura, del që Bale është paguar me më shumë se 17 mijë euro për 1 minutë të luajtur.

Bale pritet të largohet përsëri nga Tottenhami për shkak të formës jo të mirë që ka kaluar në këtë skuadër.

TË FUNDIT

Rekomandime