Dje ka pasur raportime të shumta, që qendërmbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi ka kërkuar nga Arsenali shkëputjen e kontratës.
Minutazha e ulët dhe jo shumë hapësira në ndeshjet në Premierligë ka bërë që Mustafi të jetë i interesuar për largimin dhe kalimin te ndonjë skuadër tjetër, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, këto spekulime i ka hedhur poshtë babai, njëkohësisht agjenti Kujtim Mustafi.
“I kam lexuar ato spekulime se Shkodrani dëshiron të shkëpus kontratën”.
“Të jemi të qartë, nuk ka bisedime për shkëputjen e kontratës”.
“Fakti është se Shkodran do largohet në verë së fundmi”, tha ai.
Mbetet të shihet e ardhmja e Mustafit ngase në fillimin e janarit interesim shprehi edhe Barcelona.