Arba Kokalari zgjidhet zv/presidente e Parlamentit Europian

Njoftohet se Arba Kokalari është zgjedhur zëvendës presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin.

Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Ajo jeton në Suedi dhe është pjesë e Partisë së Moderuar.

Kjo forcë politike ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.

Por kush është Arba Kokalari:

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo është vajza e madhe e dy prindërve – Bardh e Arjana Kokalarit, si dhe mbesa e Musine Kokalarit, veprimtares politike e shekullit të 20-të në Shqipëri.

Arba jeton prej vitesh në Stokholm dhe atje ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.

Ndërsa është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare. Ndërkohë, Kokalari ka kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara të PE, por këtë herë ajo arriti të sigurojë fitoren.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, për zgjedhjen e Arba Kokalarit zv.presidente të PE-së është shprehur se “Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë!”

Të fundit

Të ngjashme