Ambasadori i ri britanik: Jo veç me fjalë, duam rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit e krimit

Ambasadori i ri britanik, Nicholas Abbott, ka thënë se i vije mire që sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit është në programet e pothuajse të gjitha partive politike.

Por ai ka thënë se nuk është e mjaftueshme të ketë veç deklarata por edhe të ndërmerren veprime konkrete.

“Duhet të ketë efikasitet, vonimi i drejtësisë është mohim i drejtësisë. Duhet të ketë rezultate konkrete të luftimit të korrupsionit dhe krimit”, ka thënë Abbot në një tryezë të organizuar sot për media.

Ai më tej ka thënë se është e qartë se Kosova ka nevojë për reforma gjyqësore, por duhet të bëhen nga analizat e vet kosovarëve që burojnë nga konteksti i vendit tuaj, kurse shtoi se Britania do të jape mbështetjen e saj.

Të fundit

Të ngjashme