Ahmeti i ashpër me Qeverinë pas vendimit për diasporën: Juve ua kisha kërku një test për me hi në institucione

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, ku ka lehtësuar masat antiCOVID, por që në fuqi kanë mbetur rregullat për bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora.

Ahmeti ka ironizuar me Qeverinë, duke shkruar se bashkatdhetarëve duhet kërkuar edhe disa dokumente tjera.
“Ani teste PCR për ata që vijnë. Të lodht jeni seriozisht. Pse po ndaleni aty? Lypjauni vërtetimin që janë vaksinu, kasko sigurimin për kerre, vërtetimin nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar, certifikatën e bashkimit familjar, dhe lene veç nga një polic në pika.As aty mos u ndalni. Votuesve që janë në Kosovë nën 25 vjeç kërkojeni fotografinë e votës së prindërve edhe kërkone që me qenë e njëjtë. Qysh me u nda vota familjare”, ka thënë Ahmeti.

TË FUNDIT

Rekomandime