9 vjet nga tragjedia e Restelicës

Sot mbushen 9 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat në Komunën e Dragashit, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës humbën jetën 10 banorë, të gjithë të një familje të këtij fshati.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm, në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj. Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.

Aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak të kushteve atmosferike dhe borës së madhe.

TË FUNDIT

Rekomandime