​Afrim Hoti thotë se koalicioni AAK-PSD do të triumfojë të dielën e 6 tetorit

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Afrim Hoti, beson se ekziston vullneti i qytetarëve për të mbështetur konceptin 100 % shtet.

Hoti  në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit dje ka qëndruar në Rahovec e Celinë ku ka takuar simpatizantë të koalicionit AAK-PSD.

Hoti është shprehur i bindur se ky koalicion do të triumfojë të dielën e zgjedhjeve.

Kujtojmë se Afrim Hoti është kandidat  për deputet të Kuvendit të Kosovës, i cili garon me numrin 83 në listën e koalicionit AAK-PSD.

Postimi i Hotit:

Në Rahovec e Celinë dje takuam shumë mbështetës të konceptit 100%. Ka vullnet për ta na mbështetur, sepse ka shpresë dhe besim te ne.

Me gjithë këtë mbështetje që po e shoh në teren, koalicioni AAK-PSD s’ka se si të mos triumfojë të dielën e 6 tetorit.

AAK #119 Ramush Haradinaj #1 Afrim Hoti #83

Të fundit

Të ngjashme